Qendërmbrojtësi francez, Aymeric Laporte mund ta përfaqësojë Spanjën në Kampionatin Evropian që nis sot një muaj.
Trajneri i Spanjës, Luis Enrique kërkoi nga Federata Spanjolle e Futbollit që të shqyrtojnë mundësitë për ta ftuar ish-reprezentuesin e Francës U-21.
Federata e Spanjës janë duke e pritur konfirmimin nga FIFA, përcjell Gazeta Express.
Laporte u lind në Agen të Francës dhe iu bashkua Athletic Bilbaos duke kaluar tetë vite para se të bashkohej me Manchester Cityn për 65 milionë euro.
26-vjeçari e përfaqësoi vendin e tij të lindjes në nivelet e ndryshme të të rinjve, por nuk u ftua asnjëherë nga Didier Deschamps në ekipin e seniorëve.
MARCA raporton se nuk ka pengesa që do ta ndalonin Laporten të përfaqësojë Spanjën, madje qysh tani në Kampionatin Evropian.