Drejtori sportiv i Eintracht Frankfurtit, Bruno Hubner, ka thënë se Milani mund t’i ndajë marrëveshjet për dy lojtarët, Ante Rebic dhe Andre Silva.
Dy sulmuesit i ndërruan klubet në formë huazimi dyvjeçarë në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, ndërsa kroati së fundmi po kalon formë fantastike.
Kjo ka bërë që Rossonerët të angazhohen për blerjen e kartonit të 26-vjeçarit, ndërsa klubi gjerman është i hapur për këtë gjë.
(Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)
“Duke qenë se transferimi ndodhi disa minuta para fundit të afatit kalimtar, nuk kishim kohë të merreshim vesh për opsionin e blerjes apo për shumën”.
“Të dyja marrëveshjet u bënë shumë shpejt. Në fillim, ato ishin të lidhura, por ne mund t’i ndajmë ato”, ka deklaruar Hubner për Kicker.