Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi ka komentuar intervistën e mbrëmshme të kryeministrit Kurti në një nga televizionet tona.
Kurti ndër të tjera në këtë intervistë foli për zhvillimet e fundit politike dhe mocionin për shkarkimin e tij, si dhe kërkesën e VV-së për zgjedhje të reja.
E Frashër Krasniqi ka ironizuar me ato çka i tha Kurti mbrëmë duke thënë se ai nuk do ta ketë mundësinë të shkarkohet më, sepse nuk do të jetë më kryeministër, shkruan Reporteri.
“Ti nuk do të shkarkohesh më. Sepse nuk do të ngarkohesh më”, ka shkruar shkurt Krasniqi në postimin e tij.