Ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Frashër Krasniqi, nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka shkruar se kur ai me shokët e tij mbanin burg, Haki Abazi i kishte quajtur ata vrasës.
Në mesin e tyre ka qenë edhe aktivisti i ndjerë Astrit Dehari, i cili ka ndërruar jetë në Burgun e Prizrenit.
Sipas Krasniqit Lëvizja Vetëvendosje ka degraduar.
“Mjerim ku ka degraduar VV-ja. Mjerim kush flet sot për Astritin. Mjerim çka po përbijnë aktivistët e VV-së. Mjerim çfarë pushteti po na vjen”- ka shkruar Krasniqi.
Postimi i plotë: