Qeveria e Italisë është shqyrtuar mundësinë për të vendosur masa të reja për të ndaluar rritjen e numrit të rasteve me COVID-19, gjatë periudhës së fundvitit.
Kryeministri Mario Draghi, do të mbajë një takim më 23 dhjetor me ministrat e kabinetit të tij, ku do të vendosin masën e kufizimit edhe për të vaksinuarit, ata që dëshirojnë të hyjnë në klube të natës dhe në stadiume duhet të tregojnë një test negativ.
Testet negative për koronavirus mund të kërkohen edhe për të hynë në kinema dhe teatro, po ashtu do të jetë detyrim mbajtja e maskave edhe në ambiente të hapura.
Sipas masave aktuale në Itali, njerëzit që janë vaksinuar ose janë shëruar së fundmi nga COVID-19, mund të hyjnë të lirë në bare, restorante, muze, kinema, klube dhe ngjarje sportive.
Instituti Kombëtar i Shëndetit (ISS), të shtunën, ka deklaruar se varianti Omicron është duke u përhapur me shpejtësi të madhe, dhe se janë identifikuar deri tani 84 raste në pjesë të ndryshme të Italisë, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.