Situata e krijuar me koronavirus ka detyruar Londrën të anulojë festën e fishekzjarrëve këtë vit.
Sipas kryetarit të Bashkësisë së Londrës, Sadiq Khan, në një intervistë për LBC, do të ishte shumë e rrezikshme qe njerëzit të mblidheshin në qendër të qytetit duke festuar fillimin e Vitit të Ri.
“Do të ketë një ngjarje alternative në televizion që njerëzit mund të shijojnë nga shtëpitë e tyre, kudo që janë”, ka thënë Khan.
Ndër masat e marra nga Anglia është edhe tubimi i më shumë se dhjetë personave.