Frikë në Bukuresht, helikopteri ushtarak bën ulje emergjente në qendër të qytetit

Prishtinë | 15 Kor 2021 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Helikopteri ushtarak “Black Hawk” ka bërë ulje emergjente në rrugët e Bukureshtit, duke shkaktuar kaos në trafik.

Helikopteri ishte pjesë e stërvitjeve me rastin e ditës së aviacionit rumun, që do të mbahet më 20 korrik.

Pamjet amatore të dëshmitarëve kanë kapur këtë moment, ku shihet helikopteri që humb kontrollin dhe fillon të fluturojë çdo herë e më ulët – derisa piloti u detyrua ta zbresë helikopterin në sheshin e kryeqytetit rumun.

Më pas filluan shumë dëshmitarë të publikojnë pamje nga kënde të ndryshme e helikopteri që zbriti në mes të rrugës, ishte pjesë e flotës së dhjetëra helikopterëve tjerë që po fluturonin mbi Bukuresht.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2021/07/qipDj9ZoZI2PHDN6Uyl6_15_a4e8aea29ac1e639ea511eb6e01044a7_video_720p_converted.mp4

Të ngjashme