Frikë në Greqi, shërbimi sekret turk mund t’i vrasë ushtarakët e arratisur nga puçi

Prishtinë | 04 Pri 2018 | 12:43 | Nga

Rrëmbimi nga shërbimi sekret turk (MIT) i mësuesve nga Kosova po shoqërohet me shqetësim në Greqi, ku tashmë ndodhen tetë ushtarakët e arratisur nga Turqia pas grushtit të dështuar të shtetit atje

“Protothema” shkruan sot se autoritetet greke janë të shqetësuara sidomos tani që gjykata i ka lënë të lirë tetë ushtarakët turq të arratisur se ata mund të jenë objekt i sulmeve nga shërbimi sekret turk, të ngjashme me ato që ndodhi në Kosovë.

“Pas 18 muajsh, ata (ushtarakët sh.r) nuk mund të mbaheshin në burg. Tani ekziston frika se segmente të errëta të shërbimit sekret turk, si një skuadër operacionesh speciale kundër kundërshtarëve të presidentit Erdogan të bëjnë një aksion të ngjashëm me atë të Kosovës, ose me keq akoma, t’u bëjnë atentat”., shkruan gazeta duke theksuar se tani në shërbimin sekret turk janë ngritur segmente të posaçme që marrin urdhra direkte nga Erdogan për eliminimin e kundërshtarëve të tij.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme