Fromm: Një njeri që di të dëgjojë i ka mësuar 6 rregulla…

Prishtinë | 14 Pri 2018 | 16:29 | Nga

“Një përjetim e shfaq veten vetëm atëherë kur thuhet,” shkroi Hannah Arendt në reflektimet mbi mënyrën se si gjuha i jep realitetit ekzistencën. “Dhe nëse nuk thuhet përjetimi, atëherë është, sikur të mos kish ndodhur”. Por nëse një përvojë është thënë por ende ka mbetur e padëgjuar, gjysma e realitetit të saj është humbur dhe një harmoni thelbësore është cënuar.

Fizikanti i madh David Bohm e dinte këtë: “Nëse duam të jetojmë në harmoni me veten dhe me natyrën,” shkroi ai në traktatin e tij të shkëlqyer dhe të tejkohshëm mbi paradoksin e komunikimit, “ne duhet të jemi në gjendje të komunikojmë lirshëm në një valëzim krijues në të cilin askush nuk kapet përgjithmonë pas tyre ose nuk tërhiqet nga idetë e tij kurrsesi”

Si ta bëni këtë, filozofi dhe psikologu influencues humanist Erich Fromm (23 mars 1900 – 18 mars 1980) eksploroi në një seminar të vitit 1974 në Zvicër, transkripti prej 400 faqesh i të cilit u adaptua përfundimisht në botimin pas vdekjes me titull “Arti i të Dëgjuarit”.

Dëgjimi, thotë Fromm, është “është një art njëlloj sikur të kuptuarit e poezisë” dhe, si çdo art, ka rregullat dhe normat e veta. Duke u bazuar në praktikën e tij gjysmë shekullore si terapist, Fromm ofron gjashtë udhëzime të tilla për të zotëruar artin e mirëkuptimit altruist:

Rregulli themelor për ushtrimin e këtij arti është përqendrimi i plotë i dëgjuesit.

Asgjë tjetër më e rëndësishme nuk duhet të jetë në mendjen e tij, ai duhet të jetë i lirë nga ankthi, si dhe nga lakmia.

Ai duhet të ketë një imagjinatë që i punon lirshëm, e cila është mjaftueshëm konkrete për t’u shprehur me fjalë.

Ai duhet të jetë i pajisur me një aftësi për ndjeshmëri për një person tjetër dhe i fortë mjaftueshëm sa për ta përjetuar përvojën e tjetrit sikur të ishte e tij.

Kushti për një ndjeshmëri të tillë është një aspekt i rëndësishëm i aftësisë për dashuri. Të bësh përpjekje të sinqerta për ta kuptuar dikë do të thotë ta duash atë – jo në kuptimin erotik, por në kuptimin e futjes në realitetin e tij duke e kapërcyer frikën e humbjes së vetes.

Të kuptuarit dhe dashuruarit janë të pandashme. Të ndjehesh i kuptuar do të thotë të ndjehesh i dashuruar. Njeriu dashuron aq sa kupton. Nëse ato ndahen, mbetet thjesht një proces cerebral dhe porta e të kuptuarit thelbësor mbetet e mbyllur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme