“Frozen 2” shkëlqen me debutim 130 milionë dollarësh

Prishtinë | 25 Nën 2019 | 17:57 | Nga Ekonomia Online

Filmi i Disneyt ”Frozen 2” e ka “ngrirë” konkurrencën në biletaritë kinematografike në Amerikën Veriore, ku audienca familjare ia mundësoi aventurës së animuar një debutim të shkëlqyeshëm prej 130 milionë dollarësh.

Vazhdimi i tejkaloi pritjet para Ditës së Falënderimeve, e që mund të konsiderohet si një uverturë për suksese fitimprurëse gjatë festave. “Frozen 2” vendosi rekord në nëntor për një film të animuar dhe konsiderohet hapja më e madhe për Walt Disney Animation (pa përfshirë Pixar). Është gjithashtu filmi i parë i animuar që shënoi shifra treshifrore në debutim jashtë verës.

Jashtë vendit aventura e animuar i gjeneroi 223 milionë dollarë duke e arritur një fillim masiv global prej 350 milionë dollarësh.

Filmi i parë “Frozen” u lansua para Ditës së Falënderimeve në vitin 2013, duke i mbledhur 93 milionë dollarë gjatë pesë ditëve të para në kinema, shkruan KOHA Ditore. Me hitet si “Do You Want to Build a Snowman?” dhe “Let It Go”, të cilat janë bërë klasike që atëherë, filmi origjinal u bë një sensacion i dëshmuar dhe ende qëndron si filmi i animuar më fitimprurës në histori me 1.3 miliardë dollarë të shitjeve globale të biletave.

“Frozen 2” e pati një pranim më pak entuziast, megjithëse ende të shkëlqyer nga audienca, të cilët ia dhanë filmit vlerësimin e CinemaScore A- në krahasim me “Frozen” që e kishte A+.

Image



Të ngjashme