Frutat që duhet konsumuar më shpesh nga personat me diabet

Prishtinë | 12 Gus 2019 | 11:41 | Nga Ekonomia Online

Ekzistojnë spekulime sipas të cilave pacientët me diabet nuk mund të hanë fruta për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit në to.

Këto spekulime nuk janë të vërteta për faktin se frutat nuk ofrojnë vetëm sheqer. Përkundër kësaj, ato janë shumë të pasura me vitamina, minerale, fibër dhe antioksidues, transmeton lajmi.net.

Përkundrazi, frutat mund të kenë ndikim pozitiv tek personat me diagnozë diabeti, nëse këta të fundit kujdesen për racionet dhe nuk e teprojnë.

Karbohidratet

Një aspekt negativ i frutave është se ato konsiderohen si karbohidrat dhe përmbajnë sheqerna natyralë të quajtura fruktozë. Karbohidratet, edhe nëse përthithen nga buka, kosi, patatja apo fruta, shpërbëhen dhe transformohen në glukozë.

Kjo është arsyeja përse diabetikët duhet të jenë të vëmendshëm ndaj sasisë së karbohidrateve që konsumojnë, përfshirë edhe frutat.

Frutat me nivel të ulët glicemie janë të përshtatshme për pacientët me diabet. Niveli i glicemisë në një ushqim të caktuar tregon shpejtësinë e organizmit për të përthithur glukozën nga ky ushqim.

Frutat me nivel të ulët glicemie janë mollët, dardhat, boronicat, dredhëzat, kivi, nektarina dhe portokalli.

Kombinoni frutat me proteinë

Ekspertët thonë se kombinimi i frutave me proteinë ngadalëson rritjen e nivelit të sheqerit në gjak.

Për shembull, ju mund të hani një grusht mjedra me një filxhan të vogël çaji me kos. Një dardhë të vogël mund ta kombinoni ose me djathë ose me gjizë.

Patjetër duhet shmangur frutat e thata dhe lëngjet e frutave. Frutat e thata përmbajnë shumë karbohidrate dhe janë të dëmshme. Diabetikët duhet të shmangin gjithashtu edhe lëngjet e frutave, të cilat rrisin sheqerin në gjak menjëherë për shkak të mungesës së fibrës. 

Të ngjashme