Frutat që i bëjnë mirë mëlçisë

Prishtinë | 27 Qer 2023 | 23:05 | Nga Ekonomia Online

Mëlçia është organi që kryen disa prej funksioneve më thelbësore në organizëm. Ajo shërben si baza e çdo procesi të metabolizmit.

Ky organ i brendshëm kryen më shumë se 500 funksione në trup, prandaj është me rëndësi jetike që të konsumoni ushqimet e duhura për të mbajtur një mëlçi të shëndetshme.

Ne ju sjellim disa nga frutat për një mëlçi të shëndetshme.

Rrushi

Studiuesit kanë zbuluar se ekstraktet e rrushit përmirësojnë funksionimin e mëlçisë në pacientët që vuajnë nga sëmundje të mëlçisë që nuk lidhen me alkoolin. Rrushi dhe ekstrakti i farës së rrushit mbrojnë mëlçinë nga dëmtimet, rritin nivelet antioksidues dhe luftojnë inflamacionin.

Avokado

Avokadot janë të pasura me fibra, të cilat mund të ndihmojnë me kontrollin e peshës. Glutathione, një kompleks i prodhuar nga avokadot, ndihmon në eliminimin e toksinave të dëmshme nga trupi.

Boronica

Këto fruta të vegjël përmbajnë shumë antioksidantë. Antioksidantë janë të domosdoshëm në mbrojtjen e mëlçisë nga dëmtimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme