Sipas të dhënave të fundit nga Dogana e Kosovës, sektori i pijeve freskuese ka shënuar rritje të ndjeshme në eksport gjatë viteve të fundit. Kompania lider në këtë kategori, Frutex, përfaqëson plot 66% të eksporteve të përgjithshme të pijeve freskuese nga Kosova, duke e vendosur atë në krye të listës si kontribuuesin kryesor në këtë sektor.
Eksportet e pijeve freskuese u rritën nga 24 milionë euro në vitin 2022 në 47 milionë euro të parashikuara për vitin 2024. Kjo rritje përfaqëson një trend të qëndrueshëm zhvillimi dhe përmirësimi të pozitës konkurruese të produkteve kosovare në tregjet ndërkombëtare.
Frutex ka shfrytëzuar cilësinë e produkteve të saj dhe strategjitë efektive të marketingut për të depërtuar në tregje të ndryshme jashtë vendit, duke forcuar kështu pozitën e Kosovës si eksportues i suksesshëm në këtë kategori.