Kompania “Frutex” po merr pjesë në Panairin “Green Week”, i cili po mbahet në Berlin të Gjermanisë.
Ky Panair ka filluar sot dhe do të zgjasë deri më 27 janar.
Kompania “Frutex” nga Suhareka është njëra ndër kompanitë më të suksesshme prodhuese në Kosovë.
Ajo prodhon pije energjike “Golden Eagle” si dhe lëngjet “Relax”.
Cilësia dhe kualiteti i produkteve ka bërë që produktet e saj të jenë të shtrira në mbi 20 vende botërore.
Pronari i kësaj kompanie, Shaqir Palushi udhëheqë edhe Fondacionin Humanitar “Golden Eagle” që ka kontribuar në dhënien e shumë bursave për studentë si dhe ka rregulluar dhe pajisur me pajisje disa reparte të pediatrisë në vend.