Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka inspektuar punimet në fshatin Bakshi, ku është duke u asfaltuar rruga “Dëshmorët” në këtë fshat.
“Së bashku me investimet që është duke i bërë KEDS-i në ndërrimin e shtyllave elektrike, vendosjen e tri trafove dhe ndriçimin që është duke e bërë komuna, ky fshat do të ketë një pamje tjetër. Do të vazhdojmë me investime në fshatra e lagje të komunës sonë!”, ka shkruar kryetari Gashi në profilin e tij në Facebook.