Pse dha dorëheqje nga AAK-ja, flet Xhafer Gashi

Prishtinë | 24 Mar 2021 | 08:44 | Nga Ekonomia Online

Xhafer Gashi, ka dhënë dorëheqje nga strukturat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Obiliq.

Gashi në Klan Kosova tha se pakënaqësia është lidhur me punësimin e qytetarëve pas zhvendosjes nga Koorporata Energjetike e Kosovës të banorëve të Hades dhe Shpitullës.

Ai theksoi se edhe pse marrëveshja ishte që të punësohet nga një prej secilës familjes, kjo nuk ndodhi dhe për këtë nuk pati reagim nga AAK.

Xhafer Gashi, theksoi se anëtarët e 20 nëndegëve të AAK-së në Obiliq janë dorëhequr nga pozitat e tyre, përfshirë edhe asamblistë.

“Ajo nuk ka ardhur vetvetiu por në konsultim të vazhdueshëm me elektoratin. Gjithashtu edhe me strukturat që janë në komunën tonë. Kanë filluar pakënaqësitë rreth punësimit dhe zbatimit të ligjit por sidomos rreth pikës së punësimit”.

“Kemi diskutuar, dje i kanë paraprirë asamblistët me dorëheqje, nëntë asamblistë kanë dhënë dorëheqje. Kemi mbajtur mbledhje me anëtarët e kryesisë. 20 nëndegë nga 21 që janë kanë dhënë dorëheqje”.

“Unë nuk kisha thënë që është shuar. Unë nuk jam, dhe i kisha dëshiruar suksese kujtdo që e nis këtë aktivitet. Pakënaqësia ka filluar rreth punësimit. Ju e dini që nevoja rreth punësimit është e madhe gjithandej Kosovës. Poashtu ka filluar edhe rreth zhvendosjes së Hades dhe Shipitullës. Marrëveshja ka qenë që të punësohen nga një anëtar i seciles familje dhe pastaj të vazhdohet edhe me pjesën tjetër”.

“Kjo nuk ndodhi gjatë kohës sa z. Haradinaj ishte kryeministër. Patën mundësi edhe më pastaj sepse ishin pjesë e koalicionit. Ju kujtohet kur. z.Avdullah Hoti, e anuloi konkursin dhe e shkarkoi bordin dhe nuk pati reagimin nga ana e AAK-së. Nga ministri i AAK-së që qeverisi së bashku me Avdullah Hotin dhe kjo shkaktoi pakënaqësi dhe revolta tek ana e qytetarëve”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme