Gashi: AAK-ja në këto zgjedhje pa koalicion

Prishtinë | 06 Jan 2021 | 09:30 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Obiliqit dhe njëherësh anëtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Xhafer Gashi, ka folur për pozicionin e këtij subjekti në zgjedhjet e ardhshme.

Gashi në Sytë Shtatë në Klan Kosova ka thënë se ata do të kandidojnë të vetëm në këto zgjedhje.

“Vendimet për kandidim i merr këshilli drejtues tani për tani e kemi qëndrimin, që do të jemi të vetëm në këto zgjedhje”.

Gashi ka thënë se do të bëjnë koalicione me të gjitha partitë që munden dhe se nuk kanë vija të kuqe me asnjë.

“Çdo kërkesë apo ofertë për koalicion AAK-ja do ta trajtojë në mënyrën më të sinqertë”.

Gashi ka deklaruar se Ramush Haradinaj do të jetë emri i kandidatit të tyre për president, njofton Klan Kosova.

“Nuk do të heqim dorë asnjëherë, për pozicionin për president nga partia jonë do të jetë i kandiduar Ramush Haradinaj, pasi mendojmë se është më i denji për këtë pozitë”, ka thënë Gashi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme