Drejtoria për Shëndetësi e Komunës së Mitrovicës në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, nga java e ardhshme do të funksionalizojë laboratorin për analiza shëndetësore në QMF në fshatin Bare.
Qytetarët e kësaj ane mund t’i kryejnë analizat laboratorike më afër vendbanimit të tyre pa pasur nevojë te bëjnë kilometra udhëtim për të kryer analizat e nevojshme shëndetësore.
Drejtori i Shëndetësisë, Muhedin Osmani, ka thënë se Komuna e Mitrovicës, çdo ditë e më shumë po punon që të ofrojë shërbime sa më cilësore dhe më afër për qytetarët e saj.
”Në kuadër të planeve tona që kemi për të ngritur cilësinë e shërbimeve për qytetarët në sektorin shëndetësor, kemi vendos me e përkrah këtë projekt. Qëllimi kryesor i të cilit është që qytetarët të kenë qasje në shërbime shëndetësore, sa më afër vendbanimeve”, tha ai.
Në këtë QMF do të kryhen analizat e zakonshme laboratorike, si ato të Hemogramit, Sentimentacionit, Glikemisë, etj.