Në fshatin Krushë e Madhe të Komunës së Rahovecit është përuruar objekti i ri i Zyrës së Gjendjes Civile. Në ceremoninë e përurimit kanë marrë pjesë Fatmir Iska, nënkryetar i Komunës, Afrim Dina kryesues i Kuvendit Komunal, Saranda Sallteku drejtoreshë e Administratës, Berat Duraku drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Selami Hoti kryetar i këshillit të fshatit Krushë e Madhe, punëtor të zyrës dhe qytetarë.
Me ndërtimin e këtij objekti, punëtorëve të cilët punojnë aty dhe qytetarët të cilët shkojnë për tu pajisur me dokumente nga tani e tutje, do të ju ofrohen kushte shumë më të mira se sa që ka qenë tanimë në ish objektin.
Objekti i ri i Zyrës së Gjendjes Civile në këtë fshat, ka hapësirë prej 150 metrash katror dhe është investim nga buxheti komunal, investim ky që ka vlerën prej 42 mijë e 866 euro.