Reshjet atmosferike që kanë vazhduar gjatë dy ditëve të fundit, kanë shkaktuar vërshime në shumë lokacione në vend.
Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në fshatin Miradi e Epërme të Komunës së Fushë-Kosovës.
Video e realizuar nga Ekonomia Online, tregon gjendjen e krijuar në këtë fshat ku si pasojë e reshjeve, lumi Sitnica ka dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje të tokës bujqësore.