IHMK paralajmërohen vërshime në Dukagjin

Prishtinë | 26 Dhj 2021 | 11:40 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një postimi në facebook ka njoftuar se si rezultat i reshjeve të shiut me intensitet më të lartë dhe shkrirjes së borës në zonat malore të pellgut, do të ketë vërshime në rrafshin e Dukagjinit.

Vërshimet do të jenë të shpejta në disa zona të Komunës së Gjakovës, Junikut dhe asaj të Deçanit.

“Drini Bardhë si pasojë e ngritjeve të temperaturave gjatë ditëve të fundit, mund të priten vërshimeve të shpejta në disa zonat të Komunës së Gjakovës, Junikut dhe Deçanit, sidomos nga lumenjtë dhe përroskat të cilat lëshohen nga zonat malore”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Në lumenjtë kryesorë të vendit, sipas rrjetit të stacioneve hidrometrike në Kosovë, nuk parashihet që të ketë ngritje të theksuara të niveleve dhe prurjeve të ujit, prandaj edhe nuk parashikohet që do të ketë rrezik nga përmbytjet lumore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme