Reshjet e borës që kanë rënë javëve të fundit në Kosovë dhe mos pastrimi i rrugëve, po vazhdojnë të krijojnë vështirësi për qarkullimin e banorëve në fshatrat e Fushë Kosovës.
Një banor ka raportuar në kallxo.com se rrugët e fshatrave Vragoli dhe Miradi e Ulët nuk janë pastruar fare nga komuna, ndërsa ka dërguar edhe fotografi që tregojnë gjendjen e rrugëve.
Lidhur me këtë çështje, është kontaktuar Komunën e Fushë Kosovës.
Zyrtari për Informim i kësaj komune, Ali Topalli në një përgjigje ka thënë se e kanë angazhuar një kompani që është përgjegjëse për tërë territorin e Komunës së Fushë Kosovës.
Topalli ka shtuar se do ta kenë në konsideratë ankesën e banorëve të asaj pjesë të komunës.
Reshjet e mëdha të borës dhe rënia e temperaturave këto ditë në vend, kanë krijuar probleme për qarkullimin e automjeteve dhe banorëve edhe në qytete të tjera të Kosovës.