Ekonomia Online
FUNDIT

FSHF del me njoftim të rëndësishëm për tifozët që do të jenë nesër në “Air Albania”

FSHF del me njoftim të rëndësishëm për tifozët që do të jenë nesër në “Air Albania”

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm në ndeshjen e ditës së nesërme Shqipëri – Ishujt Faroe, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024” mbi orarin e hyrjes në stadiumin “Air Albania”. Hyrja e tifozëve në stadium do të nisë nga ora 17:45. […]

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm në ndeshjen e ditës së nesërme Shqipëri – Ishujt Faroe, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024” mbi orarin e hyrjes në stadiumin “Air Albania”.

Hyrja e tifozëve në stadium do të nisë nga ora 17:45.

FSHF kërkon gjithashtu bashkëpunimin e të gjithë tifozëve shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen në stadium të paraqiten në kohë, në mënyrë që të mos krijohen radhë ose vonesa dhe të gjithë të jenë në vendin e tyre në ora 20:45, kur pritet të nisë edhe kjo ndeshje, duke theksuar se “20 nëntori duhet të jetë një ditë feste për të gjithë”.

“Federata Shqiptare e Futbollit ju falënderon për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pashtershme që i jepni gjithmonë ekipit Kombëtar. Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj dhe në mbështetjen tuaj të përhershme”, thuhet gjithashtu në njoftimin e sotëm të FSHF-së.

Të ngjashme