Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi se kanë nisur të shiten biletat për përballjen e Eliminatoreve “Rusi 2018”, edhe në dyqanin zyrtar të institucionit.
Në treg kanë dalë bileta për të gjithë sektorët e stadiumit, duke përfshirë këtu edhe tribunën VIP. Çmimet e biletave nisin nga 1,000 lekë të reja për tribunat mbrapa portave, për të vazhduar me 1,500 lekë në tribunat anësore C1, C5 dhe E1, E5.
Në katër sektorët e tribunës D biletat kushtojnë nga 2,000 deri në 3,000 lekë të reja, ndërsa në tribunën qendrore në sektorët A dhe B çmimi shkon në 8,000 lekë të reja.
Derbi ballkanik luhet më 5 shtator në stadiumin e Shkodrës, “Loro Boriçi”.