FSK do të realizojë stërvitje në Mramor dhe Badovc, Komuna e Prishtinës jep detaje

Prishtinë | 08 Tet 2025 | 15:06 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se Forca e Sigurisë së Kosovës do të realizojë stërvitje ushtarake gjatë datave 20 – 27 tetor 2025 në zonën e fshatrave Mramor dhe Badovc.

Nga komuna është bërë e ditur se gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe automjeteve ushtarake në këto zona.

Postimi:

Njoftim për qytetarët e Prishtinës:

Ju informojmë se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), bazuar në planin e saj të stërvitjeve, do të realizojë stërvitje ushtarake gjatë datave 20 – 27 tetor 2025 në zonën e fshatrave:

📍 Mramor

📍 Badovc

Gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe automjeteve ushtarake në këto zona.

Ky është një aktivitet i planifikuar në kuadër të stërvitjeve të rregullta të FSK-së, prandaj nuk ka vend për shqetësim.

Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!

FSK – Forca e Sigurisë së Kosovës.

Të ngjashme