Ekonomia Online
FUNDIT

Refuzohet aktgjykimi në çështjen penale kundër Albulena Haxhiut

Refuzohet aktgjykimi në çështjen penale kundër Albulena Haxhiut

Gjykata Themelore në Prishtinë ka nxjerrë aktgjykim me të cilin ka refuzuar akuzën ndaj Albulena Haxhiut dhe të tjerëve, për rastin e gazit lotsjellës. Lajmin e ka bërë të ditur Burim Halili, avokat i Albulena Haxhiut, i cili tha se kryetarja e Kuvendit tashmë nuk mban më asnjë barrë penale për akuzat që janë ngritur […]

Gjykata Themelore në Prishtinë ka nxjerrë aktgjykim me të cilin ka refuzuar akuzën ndaj Albulena Haxhiut dhe të tjerëve, për rastin e gazit lotsjellës.

Lajmin e ka bërë të ditur Burim Halili, avokat i Albulena Haxhiut, i cili tha se kryetarja e Kuvendit tashmë nuk mban më asnjë barrë penale për akuzat që janë ngritur kundër saj.

Në vendimin e gjykatës thuhet se ku vendim është marrë pasi që është arritur parashkrimi absolut i ndjekjes penale.

“Ky vendim është një hap përpara për të mirën e saj dhe për interesin publik, duke pasur parasysh rolin e rëndësishëm që ajo ka pasur si përfaqësuese e qytetarëve të Kosovës në Kuvendin e Republikës së Kosovës” tha avokati Halili.

Bashkë me Haxhiun janë akuzuar edhe ish-deputetët Pal Lekaj, Donika Kadaj-Bujupi e Besa Baftiu.

Të ngjashme