FSK e gatshme ta ndihmojë Austrinë pas përmbytjeve

Prishtinë | 18 Kor 2021 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Pas Gjermanisë, Belgjikës, Holandës e Luksemburgut, sot nga përmbytjet ka pësuar edhe Austria.

Lidhur me këtë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se me përgjegjësinë më të madhe, me letër zyrtare iu ka drejtuar ambasadorit austriak në Kosovë, Weidinger, gjersa shtoi se i ka shprehur vullnetin e plotë për mbështetjen e autoriteteve austriake me kapacitetet operacionale të specializuara të FSK-së në dispozicion, për menaxhimin e situatave të ngjashme.

“Maksima jonë tradicionale “Miku i mirë në ditë të vështirë” ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë vlerë e natyrshme e popullit dhe shtetit tonë”, shkroi Mehaj në Facebook.

Të ngjashme