Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë ndërmarrë një veprim sot në shumë komuna të Kosovë, duke shpërndarë maska nëpër sheshe, raporton Ekonomia Online.
Një veprim të tillë, ushtarët e FSK-së po e bëjnë edhe në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, ku po u dhurohen maska qytetarëve që po kalojnë nëpër shesh.
Një qytetar i cili ka pranuar një maskë nga FSK-ja e ka vlerësuar lartë këtë veprim të pjesëtarëve si dhe punën e jashtëzakonshme që ajo po bën.
“Jemi krenar dhe të kënaqur me ta. Jemi me ta gjithmonë”, ka thënë Zejnullah Mehmeti.
Ndryshe nga data 20 gusht në Kosovë janë rikthyer masa më rigoroze anti-Covdi.
Ndër masat e vendosura është edhe bartja obligative e maskës në raste të caktuara.