Ushtria e Kosovës ka fituar një tjetër ekspert fushës. Togeri Kreshnik Dreshaj, ka diplomuar të enjten në Kursin Bazik të Oficerëve në Inxhinieri Ushtarake në SHBA, me ç’rast është shpallur edhe studenti më i dalluar nga ndërkombëtarët.
Ai ishte për trajnim në Missouri të SHBA-së për gjashtë muaj.
“Ky trajnim ishte sa sfidues po aq edhe zbavitës, nga i cili mësova shumë gjëra në një fushë të re ushtarake. Eksperiencat e marra nga ky trajnim tashmë do t’i zbatoj ne Forcën e Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Dreshaj në Facebook.