FSK-ja pjesë e menaxhimit të sigurt të municioneve në Gjenevë

Prishtinë | 08 Dhj 2016 | 15:52 | Nga

Drejtori i Departamentit për Operacione dhe Trajnime në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), gjeneral brigade, Nazmi Brahimaj dhe drejtori i Qendrës Koordinuese për Deminim në MFSK, Ahmet Sallova, po marrin pjesë në punëtorinë ndërkombëtare të organizuar në Gjenevë nga Departamenti Federal i Mbrojtjes të Zvicrës lidhur me temën “Menaxhimi i Sigurt i Municioneve”.

Në ketë punëtori ku po marrin pjesë përfaqësues të 68 shteteve të botës, po diskutohet për menaxhimin e sigurt të municioneve dhe parandalimin e rritjes së panevojshme të tyre duke marrë parasysh rrezikun për eksplodimet e paparashikuara që  vazhdojnë të rrisin rreziqet dhe shqetësimet humanitare.

Menaxhimi jo i sigurt i municioneve rezervë paraqet kërcenim për shoqërinë dhe shtetin si dhe mund të keqpërdoret për konflikte të armatosura, krim të organizuar dhe terrorizëm.

Po ashtu do të diskutohet edhe për sigurimin e një platforme për menaxhimin e sigurt të municioneve si dhe sfidat në implementimin e rregulloreve ndërkombëtare dhe zhvillimin e elementeve konkrete, adresimin  për menaxhim të sigurt të municioneve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme