Kontingjenti i FSK-së i përbërë prej 37 pjesëtarëve nga Batalioni i Dytë i Reagimit të Shpejtë u dislokua dje për në Shqipëri, për t’iu bashkuar ushtrisë shqiptare në ushtrimin në vendkomandë “Shqiponja 19’’.
Para pjesëtarëve që do të marrin pjesë në këtë ushtrim, një fjalë rasti e mbajti komandanti i Brigadës për Reagim të Shpejtë, gjeneral brigade Fadil Hadergjonaj, i cili ua forcoi besimin me mbështetjen e tij, duke i udhëzuar që gjatë përfaqësimit të Forcës së Sigurisë të Kosovës në këtë ushtrim, të jenë sa më profesional, të disiplinuar dhe shembull për pjesëmarrësit tjerë.
Ushtrimi do të realizohet në periudhën kohore prej 20 deri më 29 maj 2019, dhe do jetë në aspektin tre shkallës: Kursi i Lartë i Oficerit, Kursi i Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm. Ushtrimi zhvillohet nga Batalioni i Parë i Këmbësorisë i Forcave Tokësore të Shqipërisë dhe Batalioni i Dytë i Reagimit të Shpejtë i FSK-së.