FSK mbështet autoritetet civile për menaxhimin e vatrave të zjarrit

Prishtinë | 18 Gus 2024 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka vazhduar me operacionet për fikjen e zjarreve në disa vatra aktive.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se operacionet u zhvilluan si në Prevallë e zona të tjera në Kosovë.

Ndër tjera, thuhet se duke mbështetur autoritetet civile në vend, gjatë ditës së djeshme edhe sot po vazhdon menaxhimi dhe shuarja e zjarreve.

“Forca e Sigurisë së Kosovës ka vazhduar me operacionet për fikjen e zjarrëve në disa vatra aktive si në Prevallë e zona të tjera në Kosovë, duke mbështetur autoritetet civile në vend, gjatë ditës së djeshme edhe sot po vazhdon menaxhimi dhe shuarja e zjarrëve”.

Të ngjashme