Federata Sportive e Punëtorëve të Kosovës e ndihmuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës do të organizojë turne në basketboll për nder të Ditës së Flamurit.
Në organizim të Federatës Sportive të Punëtorëve të Kosovës (FSPK) dhe në mbështetje të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) për nder të Ditës së Flamurit në palestrën sportive ‘Don Bosko’ në Prishtinë më 23 nëntor (e shtunë) me fillim nga ora 10:30 do të organizohet turneu i basketbollit në të dyja konkurrencat, ku pritet të marrin pjesë një numër i madh i ekipeve që do të përfaqësojnë institucione dhe kompani të ndryshme nga Kosova.
Ndërkaq edhe Federata e Basketbollit të Kosovës do të marrë pjesë me ekipet e saj në të dyja konkurrencat, njofton FBK, përcjell gazetametro.
Duhet theksuar se ditë më parë zyrtarët e të dyja Federatave janë takuar dhe kanë rënë dakord që FBK t’i asistojë FSPK’së në këtë turne, ndërsa në ditët në vazhdim do të mbahet një takim ku do të diskutohet riaktivizimi i Ligës së Basketbollit të Punëtorëve Sportivë të Kosovës.