Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka reaguar me kohë ndaj Vendimit të Qeverisë se Republikës së Kosovës të datës 29.07.2020 në lidhje me aprovimin e shtesave mbi pagë në vlerë prej treqind(300 €) për punëtorët shëndetësor në sektorin publik me të cilin Vendim ka diskriminuar të punësuarit në institucione shëndetësore duke bërë seleksionim të padrejtë.
FSSHK ka rikujtuar edhe njëherë se sistemi shëndetësor funksionon në mënyrë zingjirore andaj duhet të merret me seriozitet kërkesa që mos të shkëputet ndonjë hallkë e këtij zinxhiri në shëndetësi duke e plotësuar Vendimin edhe me pjesën tjetër të stafit në pajtueshmëri të plotë me vartësit e insitucioneve shëndetësore.
Pas reagimeve të FSSHK-së të adresuar tek të gjitha Institucionet relevante që ta kanë parasysh kërkesën tonë, kemi marrë njoftimin nga Instituti i Avokatit të Popullit se në bazë të neni 21.1. të Ligjit për Avokatin e Popullit është shqyrtuar Ankesa për diskriminim mbi kompenzimin në pagë të punëtorëve shëndetësor me Vendim të Qeverisë, të paraqitur me 28/09/2020, lidhur me pohimin për shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut apo keqpërdorim nga autoritetet publike dhe në pajtim me nenin 21.1.2 të Ligjit për Avokatin e Popullit, ka vendosur si të pranuar ankesën për hetimin e shkeljeve eventuale të pohuara.
Andaj Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës nuk do ti ndal veprimet deri në arritjen e vendimit meritor për të gjithë profesionistët shëndetësor dhe stafin mbeshtetës në sektorin e shëndetësisë.