Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës njofton opinionin e gjerë dhe gjithë punëtorët shëndetësor në Republikën e Kosovës se pas takimit të përfaqësuesit të FSSHK-së në Bordin Drejtues të FSSHK-së Dr. Islam Krasniqi të zhvilluar me Ministrin e Shëndetësisë Dr. Arben Vitia, Sekretarin e Përgjithshëm Dr. Naim Bardiqi si dhe Këshilltarin e Ministrit Dr. Mirsad Shkreta ku është diskutuar kërkesa e FSSHK-së për pajisje të punëtorëve shëndetësore me pajisje personale mbrojtëse me qëllim të ruajtes së shëndetit dhe sigurisë së punëtorëve shëndetësor të cilët janë në vijën e parë të frontit ndaj luftës me Covid-19, ka marr zotimin nga të lartëpërmendurit se qysh nga nesër datë 31 Mars 2020 do të fillohet furnizimi në të gjitha institucionet shëndetësore me material mbrojtës për punëtorët shëndetësor.
FSSHK mbetet e përkushtuar dhe në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha insititucionet shëndetësore me qëllim të njoftimit nga afër me situatën e përgjithshme dhe gjendjen e punëtorëve shëndetësor.