Pse mjekët sugjerojnë të mos pini kafe assesi me stomakun bosh

Prishtinë | 19 Dhj 2022 | 07:30 | Nga Ekonomia Online

Për shumë njerëz, dita nuk mund të nisë mbarë në qoftë se nuk pinë kafenë e mëngjesit. Kjo është arsyeja që nxitojnë menjëherë të vënë xhezven në zjarr, ose të ndezin aparatin e ekspresit.

Kafeja është e pasur me antioksidantë të fuqishëm, të cilët luftojnë veprimin e radikaleve të lira në organizëm.

Ul rrezikun e prekjes nga diabetit i tipit 2 dhe kanceri i pankreasit, ju ndihmon të keni humor të mirë, redukton mundësinë e prekjes nga sëmundja e Alzheimerit dhe zhvillimi i sklerozës së shumëfishtë etj.

Por nëse e pini me stomakun bosh, dijeni që po i bëni një dëm shumë të madh shëndetit tuaj.

Stomaku përmban acid hidroklorik, i cili shpërbën ushqimin dhe proteinat, si dhe shërben po ashtu për të balancuar nivelin e acideve gastrike në trupin e njeriut.

Në momentin që pini kafe me stomakun bosh, acidi hidroklorik gërryen stomakun, shkakton urth dhe ulçerë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme