Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës përmes një komunikate ka thënë se punëtorët shëndetësorë nuk janë të mbrojtur në masën e duhur me qëllim të parandalimit të Coronavirusit.
FSSHK-ja ka kërkuar nga Komisioni i posaçëm për parandalimin e Coronavirusit të marrin masa parandaluese për mbrojtjen e punëtorëve shëndetësorë.
Kjo është komunikata e plotë:
Duke u nisur nga fakti që jemi munduar të kontaktojmë me ju për të ju shprehur brengat e punëtorëve shëndetësorë po mundohemi të japim kontributin tonë në mënyrë që të ju paralajmërojmë edhe njëherë:
“Punëtorët shëndetësorë nuk janë të mbrojtur në masën e duhur me qëllim të parandalimit të këtij infeksioni (këto informatat vijnë nga terreni)”.
Të nderuar anëtarë të Komisionit, ju lutemi të merrni masa parandaluese me qëllim të mbrojtjes së punëtorëve shëndetësor aty ku mund të kemi probleme nga stafi teknik apo sanitar e deri tek profesionistët shëndetësor.
Ju lutemi, ju lutemi, ju lutemi, mbroni punëtorët shëndetësor dhe stafin mbështetës që ta luftojmë këtë Pandemi.
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës është në gjendje gatishmërie 24 orë që të marrim urdhëra nga Ju.