FSShK – Qeverisë: Shëndetësia në kolaps nëse Projektligji për pagat s’procedohet këtë muaj

Prishtinë | 13 Qer 2018 | 14:20 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Federata Sindikale e Shëndetësisë në Kosovë (FSShK) ka mbajtur konferencën për medie, në të cilën i ka dhënë ultimatum Qeverisë që urgjentisht deri në fund të qershorit të procedojë në Kuvend Projektligjin për Pagat, në të kundërtën shëndetësia do të jetë në kolaps.

Kryetari i FSShK-së, Blerim Syla, ka thënë se presin që Qeveria të reflektojë. Ai ka shtuar se përmes këtij ligji duan që punëtorët shëndetësorë të marrin statusin e merituar në shoqëri, raporton Ekonomia Online.

“Çështja e dytë është Ligji i Pagave. Kemi marrë premtime si nga kryeministri si nga zyra e MSh-së. Në mënyrë ultimative që projektligji për pagat të shkoj në qershor, përqendrueshme kemi të bëjmë me kolaps në shëndetësi. Ose të bëjmë ligjin për të gjithë ose të lemë. Të procedohet në mënyrë urgjente ligji për pagat, por jo sipas dëshirave të ministrisë se administratës publike”.

“Apeloj në mënyrë njerëzore deri të fund të qershorit nëse nuk procedohet ligji,  shëndetësia shkon në kolaps. Presim reflektin nga qeveria, e di se disa individë kanë me bojkotua. Shumica i ngritë pagat po mbesin vetëm punëtorët shëndetësor. Po manipulohet me të madhe, po tentojnë të krijojnë grupe për mos ta bërë punën.  Ne po shkojmë me rrugën ligjore, nëse s’bëhet me këtë rrugë, në fund të qershorit është katastrof”.

Si ka mundësi që ky dokument të dal bë publik e të mos negociohet. Mos luani me këtë punë, propozimet tona janë të bazuara. Si duket ligji nuk po u konvenon pushtetarëve. Ne presim që më ligj ta gjejmë vendin e merituar në shoqëri”.

Syla ka folur edhe për kontratën kolektive, raporton EO.

“Sot është mbledhë kryesisë qendrore. I kemi dy çështje. E para kontrata kolektive e cila nxjerrë disa benificione duke përfshirje rritjen e gatishmërive. Kjo kontratë mbi 4 milionë euro dhe fillimi implementimit sipas ministrit duhet të fillojë muajin e ardhshëm. Kujdestaria është rritur me 45 për qind, të gjithë kanë përfituar. Lajmi i mire se më në fund është përmirësuar gjendja e kujdestarive, por mbetet çështja e rrezikshmërisë. Është lajm i gëzueshëm për punëtorët shëndetësor”.

Xhemajl Selmani, nënkryetar i FShSK-së tha se është nxjerrë një tabelar për nivelizimin e pagave, por nuk është negociuar me ta dhe është i papranueshëm për punëtorët shëndetësorë.

“Këto dite prej ministrisë së administratës publike, ministri thotë se e ka nxjerrë një tabelar me te cilin bëhet nivelizimi i pagave. Ai tabelor kishe është nxjerrë, është i panegociueshëm i cili nuk ua jep vendin meritor punëtorëve shëndetësorë. Për punonjësit është i pakapshëm, e refuzojnë atë tabelor sepse kemi kërkuar statusin meritor në shoqëri, atë status e duam me ligj”.

Të ngjashme