Gazi lotësjellës i hedhur në Kuvendin e Kosovës nga deputetët e opozitës më 19 shkurt të këtij viti, ka bërë që fotografia e realizuar e fotoreporteri kosovar Armend Nimani, të pëzgjedhet në mesin e 100 fotove më të mira nga revista “Time”.
Ashtu si në fotografitë e vitit 2015, në albumin e 100 fotografive më të mira të realizuara në botë, e të përzgjedhura nga revista e njohur amerikane “Time”, dominojnë fotot e refugjatëve.
Përveç kësaj çështje, theks të veçantë në albumin e revistës “Time” kanë marrë edhe fotografitë e realizuara gjatë fushatës presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
E në mesin e këtyre 100 fotografive më të mira të vitit, është edhe një nga Kosova, raporton Insajderi.
Fotoja e realizuar në Kuvendin e Kosovës, në të cilin gazi lotësjellës i hedhur nga deputetët e opozitës kishte detyruar që të ndërhynin edhe forcat policare të Kosovës – me maska në fytyrë, ka bërë që fotografia e Armend Nimanit të jetë në mesin e 100 më të mirave të botës.