Ekonomia Online
FUNDIT

Fulhami me ofertë të lartë për Berat Gjimshitin

Fulhami me ofertë të lartë për Berat Gjimshitin

Klubi anglez, Fulhami ka bërë ofertë në drejtim të Atalantas për mbrojtësin shqiptar, Berat Gjimishiti. Klubi i rikthyer këtë sezon në Ligën Premier është i interesuar të përforcohet edhe më tutje, pasi nuk e ka nisur aspak mirë sezonin. Mbrojtja është reparti ku klubi nga Craven Cottage dëshiron të përforcohet për të mos pasur një […]

Klubi anglez, Fulhami ka bërë ofertë në drejtim të Atalantas për mbrojtësin shqiptar, Berat Gjimishiti.

Klubi i rikthyer këtë sezon në Ligën Premier është i interesuar të përforcohet edhe më tutje, pasi nuk e ka nisur aspak mirë sezonin.

Mbrojtja është reparti ku klubi nga Craven Cottage dëshiron të përforcohet për të mos pasur një sezon të dështuar.

Njëri nga objektivat dhe dëshirat e Fulhamit është edhe mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti, i cili po shkëlqen me Atalantan në sezonet e fundit.

Sipas mediumit Tuttomercatoweb, Fulham kanë bërë një ofertë fillestare prej 17 milionë funtesh apo rreth 19 milionë eurosh për Gjimshitin.

Reprezentuesi 27-vjeçar i Shqipërisë është shfaqur si një opsion në mbrojtje përkrah Marlon të Sassuolo, Omar Colley të Sampdoria dhe Timo Baumgartl të PSV.

Megjithatë, një largim i Gjimshitit nga Atalanta duket i pamundur pasi shqiptari është një titullar i padiskutueshëm në skemat e trajnerin Gianpero Gasperini.

Të ngjashme