Federatën e Auto Sportit të Kosovës (FASK) vazhdon të jetë shumë aktive, me gara në disiplina të ndryshme, pothuaj në çdo fundjavë.
Federata e këtij sporti ka bërë të ditur se në radhë është gara e dytë e disiplinës Drag Race.
Prandaj në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë përpos temperaturave të larta, prietet edhe shumë rivalitet e atraktivitet në garë.
Në mesin e pjesëmarrësve do të jenë edhe fituesi i garës së kaluar, Leutrim Isufi, pastaj rekordmeni dhe fituesi i shumëfishtë Skender Potera dhe garues tjerë tashmë të dëshmuar në këtë disiplinë, përcjell klankosova.tv.
Ndërkohë, klubi organizator, Eurogoma RT në bashkëpunim me FASK-un i kanë bërë përgatitjet e duhura dhe presin që gjithçka të shkojë në mënyrën më të mirë.