Fushat e presionit të ulët mbi detin e Zi ditëve në vijim do të humbasin fuqinë dhe do të zhvendosen në lindje, derisa fusha të presionit të lartë që janë të stacionuar mbi Skandinavi, do të zbresin mbi rajonin tonë, ku gjatë ditëve të fundjavës do të sjellin përmirësim të motit dhe kthjellime.
Sipas parashikimeve të fundit, edhe gjatë javës së ardhshme këto fusha të presionit të lartë do të mbesin mbi rajon duke krijuar kushte për kthjellime dhe intervale më të gjata me diell, e masa të ngrohta ajrore nga Afrika veriore do të sjellin mot më të nxehtë.
3.08 – Mot kryesisht me vranësira. Herët në mëngjes me reshje të dobëta shiu, e gjatë ditës priten zhvillime të shtrëngatave me shi.
4.08-5.08 – Mot shumë i ngrohtë, kryesisht me diell.
Temperaturat e ajrit, do të luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga 15C deri në 17C, e maksimalet nga 27C deri në 28C.
Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë mesatare nga krahu verior 3-7m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet rreth vlerave normale, me tendencë rritjeje.