Fundjavë me rënie temperaturash dhe reshje të shumta

Prishtinë | 23 Tet 2025 | 21:50 | Nga Ekonomia Online

Reshjet e shiut do të kalojnë gjatë natës dhe mëngjesit të së premtes, për t’u larguar më pas, duke lënë pas një ditë kryesisht me diell, por me erë të fortë nga jugperëndimi që pritet të arrijë deri në 70 km/h në zonat malore. Temperaturat maksimale do të jenë nga 17°C deri në 20°C.

E shtuna nis me diell, por më vonë priten vranësira dhe ndonjë rigë shiu. Temperaturat do të bien, me minimale rreth 4°C dhe maksimale deri në 15°C.

Të dielën dhe të hënën parashikohen reshje të shumta shiu, që mund të shkaktojnë përmbytje lokale. Temperaturat do të zbresin në 11–12°C, ndërsa në zonat malore do të ketë reshje dëbore. Të martën priten sërish vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu, me temperatura të ulëta deri në 4°C në mëngjes.

Të ngjashme