Fundoset anija me 21 persona në bord

Prishtinë | 20 Gus 2017 | 11:36 | Nga

Një anije irakiane është fundosur mbrëmë pasi që ishte përplasur me një anije tjetër në ujërat irakiane, duke i mbytur të paktën katër persona, njofton televizioni shtetëror i Irakut.
Anija al-Misbar kishte 21 marinarë në bord, nga të cilët 10 janë shpëtuar, sipas Ministrisë së Transportit të Irakut.

Kërkimet për të mbijetuar kanë vazhduar edhe në orët e vona. Ndërkohë, nuk janë dhënë detaje për anijen tjetër që u përfshi në aksident.

Anija al-Misbar është në pronësi të autoritet të portit të shtetit të Irakut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme