Iraku bëhet me kryeministër të ri pas pesë muajsh bllokadë

Prishtinë | 08 Maj 2020 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Parlamenti i Irakut ka miratuar një qeveri të re duke i dhënë kështu fund disa muajve bllokim, derisa Iraku lufton me një krizë ekonomike dhe pandeminë globale.

Ish-Shefi i Inteligjencës Mustafa al-Kadhimi, njeriu i tretë që u emërua për të zëvendësuar Adel Abdul Mahdi që nga muaji nëntor, u betua si kryeministër pas votimeve të së mërkurës në mbrëmje.

Megjithatë, Kadhimi nuk do ta fillojë mandatin e tij me një kabinet të plotë.

“Siguria, stabiliteti dhe lulëzimi i Irakut është rruga jonë”, ka shkruar ai në Twitter, transmeton Klan Kosova.

Fraksionet politike janë duke negociuar ende për kandidatët për ministritë kryesore – atë të Naftës dhe Punëve të Jashtme – derisa ligjvënësit kundërshtuan zgjedhjet e tij për tregti, drejtësi, kulturë, bujqësi dhe migracion.

SHBA dhe Kombet e Bashkuara mirëpritën formimin e një qeverie të re, por i kërkuan Mustafa al-Kadhimit të fillojë punën sa më shpejt për të adresuar problemet e Irakut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme