Ne parim nuk me pelqen me postu rreth temave politike dhe dialogut, por pasiqe jane tema publike me interes te larte dhe udheheqesit e institutcioneve shumicen e kohes e kalojne me agjenden e dialogut, nuk kemi si ti ikim. Me beri pershtypje fakti qe propozimi i pare per statutin e asociacionit ishte nje mundesi e humbur per ne kosovaret dhe Kosoven, pasiqe ne nuk e shfrytezuam rastin te bejme propozimin e pare sipas interesave tona.
Ne kemi pasur rastin te bejme nje propozim vet dhe kjo te jete nje baze per diskutim por ne, duke tentuar te ju shmangemi kesaj teme, lejuam qe ky propozim te behet nga tjeret ne emrin tone dhe te jete nje baze e keqe per ne. Me kete veprim, ne ja kemi veshtiresuar jeten dhe punen vehtes. Rrjedhimisht, kjo mund te kete nje ndikim ne rezultatin final i cili do te jete me i perafert me ata qe propozuan sesa me ne.
Gjithmone, propozimi i pare ka nje ndikim te madh dhe e ka ‘magjine’ e vet per shkak se krijon pershtypjen dhe opinionet e para. Eshte e vertete, menyra me e mire per te parashikuar te ardhmen eshte te krijosh ate. Pra, kur ti propozon ti po krijon nje te ardhme. Nese kam kuptuar mire, arsyeja pse ne nuk kemi propozuar nje statut te asociacionit eshte se eshte menduar qe ‘nuk na takon neve me propozu dicka qe nuk eshte ne interesin tone’.
Nese ne pajtohemi me themelu asociacionin pse mos te bejme gjithcka qe eshte e mundur qe ai asociacion te jete sa me shume ne harmoni me interesin e shumices se qytetareve duke mos damtuar edhe pakicat specifike. Ne momentin qe kemi vendosur te pranojme themelimin e asociacionit ne jemi dashur te punojme dhe propozojme statutin e tij. Personalisht mendoj qe Kosova eshte dashur te propozoj nje statut te ngjashem me Asociacionin egzistues te Komunave te Kosoves. Dhe kjo mund te jete baza per diskutime te metutjeshme.
E kam pershtypjen qe Kryeministri eshte negociator i mire dhe po mundohet me e bere maksimumin ne dialog – por kjo nuk po mjafton per shkak se konteksti gjeo startegjik Euro-Atlantik kerkon qe te akomodohen disa interese qe jo medomos jane ne interes te Kosoves. Kjo situate kerkon nje qasje me ndryshe te adresimit te dialogut. Kerkon, te bejme me te miren e situates qe gjindemi, e jo ndoshta te mbajme pozicione qe ne mendojme se jane te drejta per ne.
Kapaciteti per me negociu dhe me paraqite ‘ne leter’ pozicione te mira dhe drejta nuk ka shume peshe ne kushtet kur nje vend nuk ka siguri dhe mbrojtje te konsoliduar. Kush i mbone kufinjet e Kosoves? Kemi nje diplomaci ne faze infante dhe nje nder ekonomite me te volga ne Europe. Keto paramentra e zbehin pozicionet e ‘forta’ ne tavoline dhe na detyrojne, sikurse eshte konfirmuar disa here, te bejme kompromise sa here qe eshte nevojat. Menyra se si Kryeministri i Kosoves eshte detyruar te pranoj marreveshje kunder gjithcka cfare ai ka besuar dhe punuar e demonstron me se miri kete argument.
Tashme ne, duke mos propozuar nje variant te statutit qe reflekton interesat tona, e kemi bere punen shume te veshtire. Serbia ka perdorur propozimin e statutit per te paraqitur nje pozite maksimaliste qe se paku te nxjer dicka te mire per vete ne fund. Ne tashme duhet te punojme shume me shume e luftojme me dialog per te nxjer nje rezultat te pranueshem per ne. Me shume gjase, pasiqe pozicionet jane shume te skajshme, nuk do te kete nje marreveshje se shpejti rreth statutit. Si pasoj e nje varianti kaq ekstrem te propozuar, duket me shume gjase qe me perpara mund te kemi zgjedhje te reja sesa te pranohet e kaloj nje variant i tille i statutit.
Nje mesim tjeter qe duhet te mesojme eshte fakti qe ne duhet te kemi nje perfshije dhe pjesemarreje me te gjere politike dhe sociale ne ceshtje kaq te ndieshme. Trysnia e jashtme e ka tjetersuar aq shume Kryeministrin saqe ai as vehten mos ta mos e njef apo mos ta pranoj variantin e tij te ri. Gjithsecilit ne vend te tij mund t’i kishte ndodhur kjo. Por kur je i vetmuar, apo kur kete pergjegjesi e ndane me grupe tjera, bara behet me e lehte dhe gjasat per rezultat me te mire rriten.
Ne te ardhen, gjithmone duhet te shfrytezojme rastin te propozojme te paret kur pajtohesh per nje gje, sikur tashme me marreveshje per themelimin e asociacionit. Fuqia e propozimit te pare eshte shume e madhe dhe krijon nje perceptim dhe realitet qe nuk ka ekzistaur me heret e qe tashme behet baze per pajtim mes paleve. Kushdo qe propozon i pari i ka gjasat me te larta per te afruar pozicionin e saj ne variantin final.