Furnizoi veturën me derivate duke përdorur 100 euro false, arrestohet i dyshuari në Vushtrri

Prishtinë | 21 Mar 2022 | 16:37 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, stacioni policor në Vushtrri pas hetimeve të zhvilluar kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë një person të dyshuar për veprën penale “Falsifikim i parasë”.

Arrestimi i të dyshuarit, E.A, 21 vjeçar, shtetas i Kosovës është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se me datën 17 mars në Vushtrri në një pompë të derivateve ka furnizuar me derivate veturën e tij duke përdorur një kartëmonedhë prej 100 euro të falsifikuar.

“Lidhur me rastin, hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime të zgjeruara hetimore ku mbi bazën e dyshime dhe provave të siguruara fillimisht është identifikuar vetura të cilën në kohen e kryerjes se veprës penale i dyshuari e kishte përdorur për furnizim me derivate. “, thuhet në njoftimin për media.

Tutje është theksuar se me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar hetim për veprën penale “falsifikim i parasë”.

Ndryshe ditë më parë lajmi.net ka raportuar lidhur me praninë e madhe të 100 eurove të falsifikuara në vend.

Madje nga Agjencia e Forenzikës në Kosovë kanë konfirmuar se kartëmonedha 100 euro është më e falsifikuara në muajt e fundit në vend.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme