Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka kryer një sërë kontrollesh nëpër dyqane, furra buke e të tjera njësi shërbimi për të parë nëse respektohen masat e nevojshme për koronavirusin.
Në datat 1, 2 dhe 3 prill janë kryer 163 inspektime dhe 2901 monitorime, në furra buke, dyqane dhe supermarkete, fasoneri, call center, fabrika dhe njësi prodhimi, spitale, poliklinika, qendra shëndetësore dhe ambulanca, farmaci etj.
Nga rezultatet e punës në terren, ISHSH bën me dije se gjatë inspektimeve është konstatuar se pjesa më e madhe e subjekteve të cilat vazhdonin aktivitetin respektonin masat e posaçme për situatën.
Në rastet kur këto masa nuk zbatoheshin janë marrë masa administrative.
“Jemi në terren gjatë gjithë kohës për të kontrolluar respektimin e rregullave për parandalimin e COVID-19. FRIKË ASPAK. KUJDES PO“, thuhet në mesazhin e ISHSH.