Fury: Fitoren ndaj Wilderit do ta mbylli në raundin e dytë

Prishtinë | 22 Shk 2020 | 10:49 | Nga Ekonomia Online

Tyson Fury duket i bindur se meçin kundër Deontay Wilder do ta mbyll që në raundin e dytë.

Të dy këta boksier për të dytën herë do të vihen përballë njëri tjetrit, pas barazimit në ndeshjen e parë.

Meçi do të zhvillohet në ‘Grand Garden Arena’ në Las Vegas, në ora 06:00 të mëngjesit sipas kohës sonë lokale.

Kur ky meç po afohet, Fury ka publikuar një fotografi në Facebook, duke treguar se fitoren do ta marrë që në raundin e dytë.

Fituesi i këtij meçi në të ardhmen do të ndeshet me kampionin e botës në peshat e rënda, Anthony Joshua.

Të ngjashme