yson Fury dëshiron një luftë të madhe për tituj të botës me Anthony Joshuan për të plotësuar kërkesën e publikut, ndërsa ia ka tërhequr vërejtjen Joshuas që mos të prish planet duke pësuar nga Kubrat Pulev.
Joshua, që mbanë shumicën e titujve të rëndësishëm në kategorinë e rëndë të boksit profesionist, është i gatshëm të nënshkruaj për një meç me Furyn, kampionin e versionit WBC. Kështu ka thënë Eddi Hearn, promotori i Joshuas. Shpresohet për një meç mes tyre në vitin 2021, shkruan Sky Sports.
Fury ndërkohë ka përsëritur dëshirën e tij për një luftë unifikuese për tituj, por së pari duhet të kalojë Deontay Wilderin me të cilin ka kontratë për meçin e tretë. Joshua duhet të mbrojë titujt ndaj Pulevit.
“Nëse nokautohem nga Wilder, atëherë meçi i pritur nuk do të zhvillohet. Do të jetë një luftë tjetër me Wilderin dhe t’i marrim gjërat me radhë. Në kategorinë e rëndë asnjëherë nuk mund të llogarisësh gjërat si të kryera. Kështu që të merremi me luftën e ardhshme, me fitoren e ardhshme”, ka thënë Fury.
“Nëse çdo gjë ecën mirë ne do të kemi luftën e madhe me Joshuan, meçin britanik dhe unë do t’u jap tifozëve atë që duan të shohin, sidomos tifozëve britanikë. Do të jetë lufta më e madhe që nga ajo e Lennox Lewisit me Frank Brunon”.